Çfarë po ndodh në këtë qytet shqiptar? – Çdo dy ditë më shumë se 1 familje paraqitet në gjykatë për t’u ndarë, ja sa divorce dhe urdhër mbrojtjeje janë dhënë në 5 muajt e fundit

2 TETOR 2021

Kriza duket se ka përfshirë familjet në qytetin e Fierit, ku çdo 2 ditë më shumë se 1 familje përfundon në gjykatë për t’u divorcuar.

Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti  u regjistruan mbi 110 kërkesa rastesh për shkurorëzim, ku 77 prej tyre janë shoqëruar dhe me urdhër mbrojtje nga gratë.

Për psikologon Esmeralda Dimo, arsyet kryesore ndikues në rritjen e fenomenit në shoqërinë tonë janë niveli arsimor, faktori social-ekonomik dhe dhuna në familje.

“Pjesa e pandemisë ka ndikuar bashkërenditur me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë faktorët ekonomik, mënyra e të kuptuarit të familjeve të ndryshme në lidhje me marrëdhëniet bashkëshortore, mentaliteti dhe barazia gjinore. Normalisht, kjo bën shkak që të rritet ky numër i grave të dhunuara apo që kërkojnë urdhra mbrojtje”.- tha psikologia Domi për Report.

Dimo thekson se incidenca me e lartë e rasteve të divorcit vërehet kryesisht tek çiftet e reja, ku nuk kanë munguar dhe rastet ekstreme të vrasjes së partnerit apo partneres.

Talenti i ringut Besi Sulaj synon majat në boksin profesionist

“Flakët e ferrit po më presin”, gazetarja Fatma Haxhialiu shpërthen pas deklaratës së bujshme të imamit të njohur për beqarët

“Ishte një vendim i vështirë”/ PD e përçarë pas përjashtimit të Sali Berishës, Gjekmarkaj nxjerr prapaskenat nga selia blu: SHBA masat ‘non-grata’ më parë t’i hidhte drejt qeverisë!

“Është shumë e rëndësishme që të përforcojmë dhe të bashkëpunojmë të gjitha strukturat për të arritur të kemi një parandalim e të mos të arrijmë në ekstremitete si ato raste që kemi dëgjuar së fundi. Në zonat rurale personat gratë ose edhe burrat martohen në një moshë të vogël të papërgatitur për jetën familjare, ç’ka ndikon në agravimin dhe nxitjen e dhunë fizike, emocionale apo psikologjike’.- tha Esmeralda Domi.

Në 10 shtator në Zhupan të Fierit 31 vjecari Elton Metaj vrau  me kallashnikov ish-bashkëshorten e tij 23 vjeçare Sabrina Bengaj. Në harkun kohor të pak ditëve tragjedia e Fierit, u pasua nga një tjetër ngjarje e rëndë në Divjakë, ku 58-vjeçari Hekuran Rrasa vrau me çifte gruan dhe më pas edhe veten.