
Çfarë po ndodh në kryeqendrën e Veriut (FOTO)
Çfarë po ndodh në kryeqendrën e Veriut (FOTO)
12 DHJETOR 2020
Qytetarët shkodranë protestuan sërish sot për vrasjen nga policia të të riut Klodian Rasha. Me pankarta në duar, qytetarë të shumtë kanë marshuar në rrugët e qytetit duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.
Protesta nisi e qete, e me pas protestuesit kanë qëlluar me hurma makinën e policisë në qendër të qytetit, teksa mjeti është larguar për t’iu shmangur protestuesve. Më pas, një grup nga protesta goditën me sende të forta selinë e PS, duke i thyer xhamat.
Gjithashtu, ata kanë nxjerrë jashtë selisë së PS të gjitha objektet dhe dokumentet që kishte aty dhe i kanë vënë zjarrin në rrugë.
Gazeta Shqip