Çfarë po ndodh në Serbi? – Protestuesit mbushin sheshet, ja thirrja që kanë për Vuçiçin
24 Korrik 2024
Qytetarët e qytetit të Valjevos janë ngritur në protesta kundër minierës të litiumit. Mijëra qytetarë kanë protestuar kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë, e cila i parapriu një takimi mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd.
Ata janë mbledhur spontanisht, pa pjesëmarrjen e partive politike, por u organizua nga rrjetet sociale. Nova.rs shkruan se qeveria e Serbisë duhet që të shqetësohet, sepse fenomeni rrezikon që të prekë gjithë Serbinë, teksa nesër do të protestohet në Loznicë.
Protesta në Valjevë ishte një befasi për shumë persona. Pa shumë zhurmë e pa shumë njoftime, në kulmin e sezonit turistik, kur temperaturat janë të larta, qytetarët janë mbledhur dhe kanë dërguar mesazh të qartë, që mos të ketë minierë litiumi, e cila rrezikon ta kërcënojë qytetin, ku jetojnë.
Gjatë vizitës së fundit të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi mes BE-së dhe Serbisë, për një partneritet strategjik, për lëndët e para të qëndrueshme, që ishte një gjë hapëse, për të pasur një minierë litiumi në Serbi.