Çfarë po ndodh në SHBA/ Sërish sulm me armë, një person qëllon në një spital, 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
2 QERSHOR 2022
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një person i armatosur, i cili më vonë u gjet i vdekur, hapi zjarr në katin e dytë të një ndërtese mjekësore në kampusin e spitalit Saint Francis në Tulsa të mërkurën pasdite, duke vrarë katër persona ndërsa 10 të tjerë u plagosën, thanë autoritetet.
Dy armët e zjarrit një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë gjysmë automatike u gjetën të dyja në vendngjarje, tha më herët për CNN kapiteni i policisë së Tulsas, Richard Meulenberg.
“Ishte thjesht çmenduri brenda, me qindra dhoma dhe qindra njerëz që përpiqeshin të dilnin nga ndërtesa”, tha Meulenberg për CNN.
Nga Gazeta Sot