Çfarë po ndodh tani në zyrat e FRD-së? Godina pa drita. Zbulohet lëvizja e fundit që ka bërë kryetari Sali Shehu
Çfarë po ndodh tani në zyrat e FRD-së? Godina pa drita. Zbulohet lëvizja e fundit që ka bërë kryetari Sali Shehu
12 MARS 2021
Drejtuesit e Frymës së Re Demokratike po vijojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre në godinën trekatëshe në rrugën Abdi Toptani në Tiranë, pavarësisht se në mesditë policia bashkiake kërkoi që ata t’i lironin ato.
Kryetari i FRD-së, Sali Shehu dhe mbështetës të opozitës mbeten në katin e tretë të ndërtesës, ndërkohë që në mjediset e saj mungon energjia elektrike.Ndërkohë kryetari i FRD-së Shehu i ka dërguar një letër sqaruese Bashkisë së Tiranës për çështjen e shfrytëzimit të mjediseve.
Shehu ka hedhur poshtë pretendimet se FRD duhet të dalë nga godina pasi nuk ka deputetë dhe nuk përfaqëson as 1% të elektoratit. Ai ka theksuar se për përqindjen e elektoratit, ligji e thotë “për tre zgjedhjet e fundit parlamentare në shkallë vendi”.
Kryetari i FRD-së në shkresën drejtuar Bashkisë Tiranë ka theksuar se kërkesa për të liruar mjediset ka qenë pa firmë dhe pa vulë institucioni, dhe kjo gjë e bën edhe më të rëndë çështjen duke qenë edhe një muaj përpara zgjedhjeve.
Gazeta Sot