Çfarë po ndodh? Xhelal Mziu i del kundër Lulzim Bashës pak ditë pra zgjedhjeve të 30 qershorit. –

“ … por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutën … “

26/06/2019

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu sot ka mbledhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të degës Kamëz dhe Paskuqan.Qëllimi i kësaj mbledhjeje mësohet të jetë shpalosja e vendosshmërisë për kthyerjen e zgjedhjeve të 30 qershorit në një akt ‘nul’.

“Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë ‘Shqipërinë si gjithë Evropa”- ka deklaruar Mziu.

Duhet theksuar se kjo deklaratë vjen pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha e distancoi partinë nga dhuna për 30 qershorin

Deklarata e plotë:

Strukturat drejtuese të Partisë Demokratike Dega Kamëz dhe Paskuqan janë mbedhur në një takim në praninë e kryetarit të PD-së dega Kamëz, z.Xhelal Mziu duke shpalosur vendosmërinë e tyre për ta kthyer procesin zgjedhor” Nul”, që më shumë gjasa nuk do të ketë një process të tillë, por edhe nëse Maduro i Shqipërisë mendon për një çmënduri të tillë, në Kamëz dhe kudo në Shqipëri shumica absolute nuk mund të pranojë paligjshmërinë në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe zbatimit të Dekretit nr.11199 të Presidentit të Republikës.

Strukturat dhe mbarë banorët e Bashkisë Kamëz kanë shprehur mbështetjen e jashtëzakonshme për të mos lejuar një proces “Farsë” në kurriz të instalimit të një Neodiktature territorial.

Ne jemi të vendosur deri në flijim për të drejtën e votës së lirë, për të cilën u ngritëm në vitet 90 për ta bërë “Shqipërinë si gjithë Evropa”.  Kamza e vendosur der në fund për zgjedhje të lira dhe të ndershme!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/