Çfarë po paralajmëron? Irani del me deklaratën e jashtëzakonshme: – Mbi armët bërthamore nuk do të bëjmë hapa pas në vijën e kuqe!
Çfarë po paralajmëron? Irani del me deklaratën e jashtëzakonshme: – Mbi armët bërthamore nuk do të bëjmë hapa pas në vijën e kuqe!
10 PRILL 2022
“Shtetet e Bashkuara kanë avancuar kohët e fundit kërkesa dhe kushte të tepruara në këmbim të heqjes së sanksioneve që shkojnë përtej projekt-marrëveshjes bërthamore që po diskutohet në Vjenë”, tha sot Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian.
“Ne kemi arritur në përfundime në diskutimet teknike me E3 (Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania), por Irani nuk do të tërhiqet nga vijat e kuqe dhe nuk jemi të fokusuar vetëm në bisedimet e Vjenës”, shtoi Amirabdollahian.
Rruga e diplomacisë për arritjen e një marrëveshjeje “të qëndrueshme dhe të ndershme” në Vjenë është e hapur, nënvizoi ministri, duke shtuar se “Shtetet e Bashkuara kanë insistuar vazhdimisht për bisedime të drejtpërdrejta me Iranin, por ne besojmë se nëse ka vullnet të mirë nga ana e tyre, amerikanët duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të liruar disa nga asetet e ngrira iraniane dhe për të hequr sanksionet”.
Gazeta Sot