Çfarë po paralajmëron Putin? – Nxjerr “Kremlinin fluturues”, kërkon të testojë evakuimin në rast apokalipsi atomik, nis stërvitja bërthamore
Çfarë po paralajmëron Putin? – Nxjerr “Kremlinin fluturues”, kërkon të testojë evakuimin në rast apokalipsi atomik, nis stërvitja bërthamore
19 Mars 2022
Nuk ka diskutim që ukrainasit po vuajnë pasojat më të tmerrshme të luftës, me viktima dhe të plagosur që regjistrohen çdo ditë që nga fillimi i pushtimit rus, dhe miliona të tjerë që kanë lënë shtëpitë e tyre për t’u larguar.
Por, sipas “Daily Mail”, edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, përgjegjësi kryesor i këtij konflikti brenda territorit europian, ka pësuar një transformim të rëndësishëm për shkak të luftës. Pasi kuptoi se nuk mund të merrte Ukrainën brenda pak ditësh, burime nga brenda Kremlinit, që citon media britnaike, raportojnë se Putin i ka shtuar edhe “apokalipsin bërthamor” listës së paranojave të tij.
Distanca që ruan kur flet me liderët e tjerë botërorë, apo edhe me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, është thjesht një fiksim i vogël. Sipas burimeve brenda Kremlinit, Putin ka kërkuar që të testohet evakuimi i tij në avionin presidencial, në rast të shpërthimit të një lufte bërthamore.
Avioni, i quajtur Ilyushin Il-80, ose sipas emrit të koduar të NATO-s, Maxdomes, ka marrë nofkën “Kremlini fluturues”, pasi është praktikisht një bunker bërthamor me krahë, nga ku Putin mund të japë urdhra dhe të komandojë gjithçka nëse do t’i duhet të largohet nga Kremlini për shkak të një katastrofe bërthamore. Rusët po punojnë madje për një model të ri, të quajtur Ilyushin 96-400M, por duke qenë se nuk është ende gati.
Shumë burime jo zyrtare thonë se shkak për vendimet e Putin është edhe gjendja e tij shëndetësore jo e mirë, por shërbimet perëndimore të inteligjencës nuk kanë raportuar për asnjë moment një gjë të tillë.
Sipas burimeve ruse, për stërvitjen bërthamore janë lajmëruar vetëm aleati i ngushtë Dimitry Medvedev, dikur kryeministër dhe president i Rusisë, si dhe krerët e dy dhomave të parlamentit rus, Vyacheslav Volodin dhe Valentina Matviyenko.
BalkanWeb