Çfarë po përgatit Sali Berisha? Edita Tahiri paralajmëron zhvillime të forta nesër në Tiranë

19 DHJETOR 2021

Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri është shprehur pro protestës së nesërme në Shqipëri të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në kuadër të vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se nisma e Ballkanit të Hapur ka për synim t’i vendos popujt në hegjenoninë serbe.

“Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiçi në prag të arritjes në Tiranë nesër”, shkroi fillimisht Tahiri.

“Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do ti tregoj se ai vetëm mund të ëndërroj. Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Gazeta Sot