‘Cfurqet do jenë gati të dielën’, Meta shpërthen keq ndaj Ramës: Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë nëse…

23 PRILL 2021

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nëse vota e shqiptarëve preket të dielën e 25 prillit s’do ketë ambasadë që t’i bëjnë strehë.

Në një intervistë në emisionin “Çim Peka Live”, Meta theksoi sërish se cfurqet do jenë të dielën nëse do të preket vota, pasi zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më.

‘Nuk ka ambasadë që t’i bëj strehë Kryerilindasit nëse preket vota! Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur.

Nuk jam President i ambasadave, por jam Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe unë kam përgjegjësi për të gjithë Shqipërinë.

Unë i kam bërë thirrje sot ambasadorëve gjatë takimit që pata në Presidencë, të reagojnë tani.

Është tepër vonë nëse reagojnë të hënë pasi të jenë prishur zgjedhjet dhe të kemi destabilizim. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por zgjedhje si në Kosovë po.

Nëse derdhet një pikë gjaku, përgjegjës do të jetë Edi Rama.

Mziu ka bërë gabim, ka kërkuar ndjesë, të vazhdojë fushatën atje dhe të mos intimidohet për çështje e tjera. SPAK të merret me Ramën, por nuk ka fuqi që ta arrestojë. SPAK duhet të arrestojë atë të AKSH-it. Është një skandal që po trondit Europën dhe do trondisë edhe m shumë. Është akti më i rëndë për sigurinë e të dhënave.

Mos zbardhja e çështjes së Elbasanit, mosveprimi për 80 krime zgjedhore është një përgjegjësi e institucioneve para popullit të drejtësisë.

Le të guxojë ai . Vlora, Vlora bjeri të lumtë dora, e di mirë ai, mos ta provokojë popullin e Vlorës.’-tha Meta.

Gazeta Sot