![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/berisha5886546021848142494-1.jpg?fit=585%2C414&ssl=1)
Chris LaCivita: – Berisha do fitojë, ai është një mik i vërtetë i SHBA dhe Donald Trump. Rama është marionetë e Sorosit
10 Shkurt 2025
Kryearkitekti i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, foli pas prezantimit si drejtues i fushatës elektorale të PD.
“Faleminderit zoti Berisha dhe opozita e bashkuar.
Ne jemi këtu sot sepse duam të ndihmojmë të zgjedhim kryeministër një mik të ngushtë të SHBA dhe që do të bashkëpunojë me sukses me presidentin Trump dhe SHBA-në.
Kryeministri aktual nuk është asgjë më shumë se një marionetë e Xhorxh Sorosit.
Nuk mund të jesh një marionetë e Sorosit dhe të jesh mik i SHBA, thjesht nuk është e mundur.
Familja e Sorosit ka humbur ndikimin në Uashington dhe në mbarë botën.
Dhe vetëm Berisha si një mik i vërtetë prej kohësh i SHBA.
E dini shumë amerikanë në media, në anën e majtë, thanë se Donald Trump nuk mund të fitojë.
Por ai fitoi, pavarësisht nga sulmet nga administrata Biden.
Amerikanë donin më shumë nga qeveria e tyre. Njësoj si amerikanët, edhe shqiptarët duan dhe kanë nevojë për më shumë nga qeveria e tyre.
Këto ngjashmëri na kanë sjellë këtu sepse ne e dimë se Berisha mund të fitojë,” tha ai.