Churchilli pikturonte me pseudonim. (Foto). –
Churchilli pikturonte me pseudonim. (Foto). –
Akademia Mbretërore e Britanisë së Madhe në verë do të ekspozojë dy piktura të Winston Churchillit të nënshkruara me pseudonimin David Winter, transmeton Telegrafi.
Gjeniu i politikës, duke pikturuar
Këto piktura më 1947 ishin dorëzuar për Ekspozitën Verore dhe në fakt ato ishin pëlqyer nga komiteti përzgjedhës. Presidenti i Akademisë, Alfred Munnings, pas vendimit të tyre ka thënë: “Mirë keni bërë që i ekspozoni, se janë të Churchillit”.
Pasi u shfaqën, Churchill e ekspozoi veten si piktor dhe veprat i nënshkruante me emrin e tij.
“Rrezet e Diellit në Dimër”
Pikturat “Rrezet e Diellit në Dimër” dhe “Lumi Lup” nuk ishin për shitje. Më 1955, pas largimit nga posti i kryeministrit, ato i janë dhuruar Galerisë Tate.
Në organizimin e Akademisë të quajtur “Spektakli i madh: 250 vite të Ekspozitës Verore”, që hapet më 12 korrik, të pranishme do të jenë edhe këto piktura.
“Lumi Lup”
Gjatë jetës së tij, Churchill cilësohej si piktor amator, por kritiku David Cooms nuk pajtohet me këtë. Ndonëse nuk kishte shkollim të duhur, ai megjithatë ka mësuar nga më të mirët, siç ishin miqtë e tij John Lavery, W R Sickert dhe William Nicholson – të gjithë këta emra të njohur në botën e artit.
Madje, që më 1921 pikturat e tij shfaqen në Paris, me pseudonimin Charles Morin. Ndërsa, ishte komplimentuar nga esteti dhe historiani më i madh i artit, Ernst Gombrich.
“Pamje nga larg e Ezes”
“Dikush fillon të shohë, për shembull, që pikturimi është si luftimi i një beteje; dhe përpjekja për të pikturuar, mendoj se është si përpjeka për të luftuar… Nuk ka gjë më emocionuese se të luftosh me sukses. Parimi është i njëjtë. Është problemi i njëjtë si shpalosja e një argumenti të gjatë dhe të ndërlidhur. Është një propozim i cili, qoftë i pjesëve të pakta ose të panumërta, urdhërohet nga një unitet i vetëm i konceptimit”., ka thënë Churchill. Ndërsa, Cooms për të thotë: “Ky unitet është diçka që Winston Churchill e ka kuptuar dhe zotëruar”.
“Liqeni afër Breklesit në vjeshtë”
Nga: Telegrafi.