Çifti brazilian mbjellë mbi 2 milionë pemë për të rikthyer pyllin e shkatërruar. –
Çifti brazilian mbjellë mbi 2 milionë pemë për të rikthyer pyllin e shkatërruar. –
Kur pylli rreth shtëpisë së tyre iu shkatërrua, një fotograf brazilian së bashku me gruan e tij ndërmorën një iniciativë interesante.
Ata ripyllëzuan zonën, duke mbjellë mbi dy milionë pemë përgjatë 18 viteve.
Kur fotografi Sebastiao Salgado udhëtonte rreth botës, shtëpia e tij ishte në një pyll tropikal dhe një habitat për shumë bimë e kafshë.
Mjerisht, kur u rikthye, ai gjeti shtëpinë e shkatërruar. Pylli tropikal në të cilin ai kishte jetuar, ishte prerë tërësisht.
Një ditë prej ditësh, gruas së tij, Lélia Deluiz Wanick Salgado, i erdhi një ide e mrekullueshme. Ajo sugjeroi që ata të ripyllëzojnë pyllin.
Puna nuk ishte e lehtë, por përfundimisht, ata ishin në gjendje të ripyllëzonin zonën rreth shtëpisë së tyre.
/MekuliPress.com/