Çikorja e egër, bima magjike shumë e përhapur në Shqipëri që bën mrekullinë për zemrën dhe stomakun (Ja si ta përdorni), por kujdes!
Çikorja e egër, bima magjike shumë e përhapur në Shqipëri që bën mrekullinë për zemrën dhe stomakun (Ja si ta përdorni), por kujdes!
Çikorja është nga bimët e egra më të dashura për konsumatorët.
Kjo bimë që rritet kudo dhe çel lule të bukura ngjyrë bojëqielli në lejla të hapur ka gjetur kryesisht përdorim të gjerë në kuzhinat shqiptare.
Në Shqipëri, çikorja ka qenë dhe mbetet një nga barishtet e bahçeve dhe parcelave të vogla dhe pjesë e përhershme e tregut të fshatarëve, por edhe kërkesave të amvisave.
Çikorja (Cichorium intybus) bën pjesë në familjen e barishteve të cilat gjejnë përdorim të rëndësishëm në kuzhinë, por mbi të gjitha vlen edhe barishte mjekësore, ndërsa për ta gjetur duhet t’i drejtoheni tregjeve të fshatarëve.
Njerëzit kanë shfrytëzuar vetitë e jashtëzakonshme të çikores në mjekësinë tradicionale për të përmirësuar mëlçinë, shëruar stomakun nga dhimbjet, qetësuar nervat, rregulluar rrahjet e zemrës, dhe kuruar osteoartritin dhe diabetin.
Gjethet e shtypura të çikores janë përdorur edhe për të trajtuar inflamacionet e lëkurës dhe shëruar plagët.
Bima ka aftësi të çmuara për të parandaluar urthin, parandaluar infeksionet nga bakteret, fuqizuar sistemin imunitar dhe ulur shanset e sëmundjeve të zemrës.
Për më tepër ajo mbron veshkat nga formimi i gurëve dhe ndihmon ata që duan të bien në peshë.
Ndonëse shija e saj nuk i ngjan aspak çokollatës, madje edhe pse nuk ka kafeinë, farat e bimës janë përdorur prej kohësh nga brezat e vjetër për të prodhuar kafe ose për t’ju shtuar kafesë.
Vlerat ushqimore
Çikorja është një bimë e bekuar me sasi të vogla por të rëndësishme të çdo vitamine të nevojshme.
Ajo përmban minerale si zinku, magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K.
Vlerat shëndetësore
Një nga arsyet përse duhet të shtoni çikoren në dietën tuaj është se ajo përmirëson funksionet e aparatit tretës.
Çikorja përmban një probiotik të fuqishëm të njohur si inulin e cila redukton aciditetin në trup dhe zgjidh problemet që vijnë nga mostretja.
Inulina gjithashtu redukton nivelin e kolesterolit të keq i cili shkakton tension të lartë të gjakut dhe bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Studimet vazhdojnë akoma, por çikorja besohet të ketë ndikim të zvogëlimin e ritmit të zhvillimit të radikaleve të lira.
Inulina luan rolin e një fibre natyrale që ndihmon lëvizjet e zorrëve dhe parandalon kostipacionin.
Kur proçesi i tretjes është i rregullt, njerëzit kanë më pak gjasa të vuajnë nga një sërë diagnozash gastrointestinale përfshirë radikalet e lira që dëmtojnë stomakun dhe të zorrët.
Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar duke larguar të gjithë bakteret e rrezikshme.
Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira nga qarkullimi i gjakut duke zvogëluar kështu shanset e sëmundjeve të ndryshme duke nisur nga ato të zemrës deri tek dëmtimi i qelizave.
Çikorja ka aftësi qetësuese.
Ajo ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai.
Ekstraktet e farave dhe rrënjës së çikores mund të përdoren për t’ju ndihmuar me gjumin.
Ato janë një alternativë më e shëndetshme e hapave të gjumit që gjenden në farmaci.
Siç e thamë më lart, çikorja i bën mirë veshkës. Ajo rrit nivelin e urinimit duke ndihmuar kështu me eliminimin e toksinave që trupi grumbullon në mëlçi dhe veshka.
Urinimi i shpeshtë eliminon ujërat e tepërta dhe largon yndyrnat e tepërta. Nëse nuk e dinit, 4 përqind e urinës është në fakt yndyrë që nëse trupi nuk do ta largonte do të gjente një vend për t’u depozituar.
Kujdes
Gratë shtatzëna nuk duhet ta teprojnë me çikoren sepse mund të stimulojë menstruacionet dhe me shumë gjasë një abort.
Për më tepër gratë që ushqejnë fëmijët me gji gjithashtu nuk duhet ta teprojnë me çikoren ndonëse studimet mbi transferimin e vlerave nga nëna tek fëmija nëpërmjet qumështit të gjirit janë të pamjaftueshme.
Për më tepër, çikoret janë të dëmshme për ata që kanë gur në tëmth ose kanë vuajtur nga problem të ngjashëm në të shkuarën. Nëse nuk keni probleme të tilla mund ta shijoni çikoren pa u shqetësuar./
AgroWeb