Cilat janë ikonat më të vjetra në Shqipëri?
Cilat janë ikonat më të vjetra në Shqipëri?
30 shtator 2021
Ikonat më të vjetra në Shqipëri i përkasin shekullit XII.
Ato janë “Shën Mëri Odigitria” dhe “Dyert e Bukura” nga Kisha e Shpellës së Bllashtojnës, mbi liqenin e Prespës.
Ikonat e kësaj periudhe, përgjithësisht paraqesin një ose disa figura në buste e pamje ballore dhe dallojnë për një stil kaligrafik e ngjyra të forta dekorative.
Siç mund të jeni në dijeni, qendër e rëndësishme e prodhimit të ikonave ka qenë qyteti i vjetër i Beratit, por gjatë shekujve XVII e XVIII qendra të tjera të prodhimit të tyre kanë qenë edhe Voskopoja, Elbasani dhe Korça.
Gazeta Dita