Cili ka qenë viti më i keq i historisë së njerëzimit. –
Sipas historianit britanik Peter Frankopan, viti më tragjik ishte 1348, kur shpërtheu murtaja e zezë. Dhe në studimin e tij monumental “Rruga e mëndafshit: Një histori e re e botës” shpjegon arsyen : sëmundja, vetëm në Evropë, vrau në 18 muaj një të tretën e popullsisë, 75-80 milionë banorë në fillim të shekullit 14 dhe rreth 50 milion pas 50 vjetësh.
Anije dhe porte.
Murtaja u shfaq në Evropë në Caffa (Krime) në fund të vitit 1347. Atje ajo erdhi nga shkretëtira e Mongolisë dhe Gobi, ku për 20 vjet tashmë kishte shkaktuar shumë viktima. Nga Krimeja përgjatë Rrugës së Orientit, ajo pastaj u përhap në portet kryesore të Mesdheut, përmes anijeve që përshkonin rrugët kryesore tregtare. Së fundi, nga portet u shtri në brendësi dhe deri në vitin 1351, në gjithë Evropën.
Por vite të tmerrshme, njerëzimi ka përjetuar edhe shumë të tjerë. Ja disa prej tyre:
541: Nis murtaja e Justinianit, që në dy vite shkakton afro 25 milionë të vdekur në Evropë dhe Mesdhe.
1492: Zbulimi i Amerikës shkakton kolapsin demografik të indigjenëve, gjë që në shekujt që pasuan shkakton më shumë se 100 milionë të vdekur.
1836: Kulmi i tregtisë së skllevërve të kapur dhe të transferuar në Amerikë, që të punojnë në plantacione.
1919: Lufta e Parë Botërore sapo ka përfunduar (26 milionë të vdekur), shumë vende janë të destabilizuar dhe i druhen një revolucioni si ai bolshevik, ndërkohë që nis gripi spanjoll, i cili në pak vite vret 50 milionë persona.
1943: Në pranverën e vitit 1943, më shumë se një milion hebrenj dëbohen dhe vriten. Dy vjet më vonë, në fund të konfliktit, civilët e vdekur, jo vetëm hebrenj, do të jenë 45 milionë.
1959: Në Republikën Popullore Kineze nis zija e madhe e bukës që në tre vite shkakton 15 milion të vdekur nga uria, nga një total prej 40 milion të vdekurish. /Bota.al