Çlirim Gjata e thotë hapur: – Ja pse PD u ul me Gjiknurin në tryezë. Do hynim në luftë…
Çlirim Gjata e thotë hapur: – Ja pse PD u ul me Gjiknurin në tryezë. Do hynim në luftë…
20 JANAR 2020
Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, deklaroi se dakordësia për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, ishte një nga kushtet e Bundestagut për integrimin e Shipërisë në BE
“Nëse nuk do të kishte bërë të gjithë këtë luftë opozita nuk do të kishim shkuar te marrëveshja. Ai bundestag ka një fuqi të madhe. Pse u ulëm me Gjiknurin? Nuk do të hynim në një luftë 3-6 muaj të tjerë, atë e uli Rama. Fakti që jemi ulur është thjesht për detyrimin që kemi ndaj negociatave, por aksioni për të shkuar në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën nuk ka rënë. Kemi garanci Bundestagun. Le të miratohet reforma zgjedhore, paralel do të bëjmë protesta”, tha Gjata në Ora News.
Gazeta Sot