Çlirim Gjata: – Në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe për Berishën!
Çlirim Gjata: – Në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe për Berishën!
11 TETOR 2021
Ish-sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata tha se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.
“Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë. Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha. Ka një bazë të PD shumë të fuqishme, të vendosur politikisht që i lidh emri i Berishës. Se pse e qysh ndodh kjo, nuk e di”, tha Gjata në Opinion.
Gazeta Sot