“Çliro bashkinë e Tiranës”, Këlliçi i kërkon dorëheqen Veliajt: Largohu njëherë e më parë!
5 Prill 2025
Ish-kandidati i Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në fjalën e tij përpara protestuesve, i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të japë dorëheqjen.
Këlliçi tha se Veliaj duhet të çlirojë Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Veliaj ka terrorizuar Tiranën më 14 maj.
“Ne kërkojmë të dorëhiqet një bandit që qëndron në krye të Bashkisë. I bëj thirrje Veliajt, arrestohesh ose jo ky nuk është problemi ynë, por largohu njëherë e më parë si kryebashkiak. Me bandën tëndë kriminale 5D terrorizove qytetarët me vota më 14 maj. Ku e ke sot të dërguarin në njësinë numër 1, ku e ke Mariglenin Qaton? Ku e ke Eglantina Zërin, ku e ke? Nuk keni lënë taksë e tender pa vjedhur.
Ne nuk e falim Ardit Gjoklajn, e kemi amanet nga familja e tij. Janë dhënë miliona euro për inceneratorin e Tiranës dhe incenerator nuk ka. E ke kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave. Kjo bandë, që fshihet në Bashkinë Tiranë, shumë shpejt do shkojë në burg, drejtësia do vendoset në vend, do apo jo Veliaj”, u shpreh Këlliçi.