‘Çmendet’ Erion Veliaj, -Gjobë për lypësit në Tiranë. –
‘Çmendet’ Erion Veliaj, -Gjobë për lypësit në Tiranë. –
Çdo njeri në kryeqytet që do të kapet duke kërkuar lëmoshë në hapësirat publike do të gjobitet nga një mijë deri 20 mijë lëkë të reja.
Këshilli Bashkiak i Tiranës,vetëm me votat e mazhorancës, ka marrë vendimin që të gjobisë personat që lypin në rrugët e kryeqytetit.
Pika 7 e Nenit 10 të paketës ligjore kriminalizon “Kërkimin e lëmoshës në mjedise publike dhe fshirjen ose pastrimin e xhamave të makinave në semafor”.
Ata persona që detyrohet të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë shprehen se këtë e bëjnë nga nevoja për të mbledhur sado pak para për të mbijetuar.
“Nuk jam lypës unë jam invalid pune që marr 16 mije leke ne muaj. Nuk i kam kerkuar njeriu leke” thote per mikrofonin e Ora News
Në total janë 83 veprime që konsiderohen si shkelje dhe për të cilat qytetarët do të gjobiten nga policia Bashkiake.