![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Cmendet-kryebashkiaku-turk.jpg?fit=800%2C506&ssl=1)
Çmendet kryebashkiaku turk, bën deklaratën e pazakontë: – Do të bëhem kamikaz dhe do të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2022/09/Cmendet-kryebashkiaku-turk.jpg?resize=545%2C345&ssl=1)
Çmendet kryebashkiaku turk
9 Shtator 2022
Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë të tensionuara. Një deklaratë e pazakontë ka ardhur nga kryebashkiaku i Bolus Tanzu Ozcan, ku mbrojti idenë e një lufte me Greqinë , dhe u deklarua i gatshëm të bëhej kamikaz dhe të hidhej në erë mes ushtarëve grekë.
“ Nëse Erdogani është gati, edhe unë jam gati të bëhem kamikaz, të hedh veten në erë mes ushtarëve grekë”, tha kryebashkiaku, duke shkaktuar reagime edhe nga qytetarët turq.
Kryebashkiaku turk i bëri thirrje Erdoganit t’i japë Greqisë 24 orë për t’u larguar nga ishujt. “Nëse nuk tërhiqen, le të veshin uniformat e tyre ushtarake” , deklaroi ai, duke e vendosur Athinën si “ shënjestrën e parë të ushtrisë ”. “Ai që nuk ndjek është frikacak!” ka shkruar ai në Twitter.