‘Çmendet’ moti! – Ja çfarë na pret të marten. Shkurti na vjen me ciklon të fuqishëm dimëror që do lëviz nga…

29 JANAR 2022

Stacionet meteorologjike ndërkombëtare raportojnë se gjatë të martës priten reshje shiu në të gjithë pjesën qendore, Ultësirën Perëndimore dhe në jug të vendit, ndërsa veriu, veri-lindja dhe jug-lindja do të mbulohen nga dëbora.

Temperaturat pritet të ulen me disa gradë duke nisur nga e marta kryesisht në zonat malore, kurse në pjesën tjetër të vendit nuk pritet ndonjë ndryshim për t’u shënuar krahasuar me javën që po lemë pas.

Duke nisur nga e marta e javës së ardhshme, ku gjysma e vendit do të përfshihet nga dëbora, kurse gjysma tjetër do të përballet me reshje intensive shiu.

Sipas parashikime gjasa për përjetimin e një cikloni të mirëfillt dimëror i cili në kombinim me lagështinë e Mesdheut dhe ajrin e ftohtë nga veriu pritet të na sjellë reshje të dendura bore gjatë “tranzicionit” mes Janarit dhe Shkurtit.

Gazeta Sot