“Çmendet” moti në Kukës, Shishtaveci turistik zbardhet nga bora (FOTOT)
“Çmendet” moti në Kukës, Shishtaveci turistik zbardhet nga bora (FOTOT)
6 Maj 2020 | 20 : 50
Fotot që po shikoni vijnë ngë Shishtaveci në Kukës, i cili është zbardhur nga dëbora pasditen e sotme.
Siç shikoni edhe nga pamjet, i gjithë vendi është mbuluar nga petku i bardhë, disa ditë pasi Shqipëria u përfshi nga temperatura të larta.
Zona e Shishtavecit shtrihet në zonën verilindore të vendit, në juglindje të qytetit të Kukësit, në një distancë rreth 33 km prej tij (40 minuta). Ajo kufizohet në perëndim me komunën e Topojanit dhe në veri me atë të Zapodit, ndërsa në lindje me Republikën e Kosovës, duke përfaqësuar kështu një komunë kufitare. Nga pikëpamja administrative, territori ku shtrihet komuna e Shishtavecit është nën juridiksionin e rrethit Kukës, duke përfshirë shtatë fshatra me qendër Shishtavecin (qendra e njësisë administrative).
Shishtaveci është 27 kilometër larg qytetit të Kukësit, një rrugë e gjatë dhe e vështirë, por që tashmë është asfaltuar dhe bëhet më shpejt se më parë. Përballë një peizazhi të mrekullueshëm, shtrihen fshatrat Shishtavec, Novosej, Kollovoz, Shtrez, Oreshke, Borje dhe Cernaleve.