13 Shtator 2024

Furtuna ka përfshirë kryeqytetin mesditën e kësaj të premte Ashtu si dhe ishte parashikuar më herët shiu i furishëm ka rënë në Tiranë i shoqëruar dhe me erëra të forta dhe breshër.

Metorologët paralajmëruan më herët se reshjet e shiut pritet të jenë prezente përgjatë gjithë ditës së sotme në të gjithë territorin e vendit dhe se hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër.