Çmendet moti! Parashikimi i papritur i ekspertëve: – Ja çfarë do të ndodhë këtë dimër

6 NËNTOR 2020

Kontinenti europian ka gjasa të jetë më i ngrohtë këtë Dimër se sa pritej më parë, sipas një parashikimi të rëndësishëm të motit, që ndiqet edhe nga tregtarët e energjisë. Parashikuesit tek Shërbimi i Ndryshimit Klimatik të Kopernikut në BE, kanë përditësuar perspektivën afat-gjatë të motit.  Projeksionet e mëparshme për Dimrin ishin më pak të sigurta për tregje të rëndësishëm të energjisë, duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit të temperaturave të ftohta.

Parashikimi sezonal i Nëntorit është më i monitoruari nga tregtarët, që po presin ftohjen e temperaturave në hemisferën e veriut, ç’ka do të rrisë kërkesën për gaz natyror dhe energji.  Vitin e kaluar, Europa regjistroi vitin më të nxehtë në historik, çka solli më pak kërkesë për ngrohje.

Temperaturat e larta jo normale të vitit të kaluar, tkurrën kërkesën për energji, duke i kushtuar industrisë miliarda dollarë të ardhura.  Prodhues nga Rusia në Norvegji kanë shkurtuar ofertën e gazit, për shkak se kudo, nga familjet e deri tek industria e rëndë, nuk ka patur shumë nevojë.  Parashikimi i këti viti tregon se Belgjika, Franca, Gjermania, Holanda dhe Britania, kanë vetëm 40-50% shans të temperaturave sipër normës historike, pak më ulët se pritshmëritë për vitin e kaluar. Pjesë të Italisë, Skandinavisë dhe Europës Lindore, kanë një probabilitet më të lartë të motit më të ngrohtë./SCAN

Nga Gazeta Sot