
Çmimet e apartamenteve në Tiranë vijojnë të rriten’, eksperti zbulon zonën me çmime të përballueshme në kryeqytet
23 Janar 2025
Agjenti imobiliar Armand Shkëmbi, i ftuar në një emision televizv theksoi se çmimet në disa zona të Tiranës janë jashtëzakonisht të larta në krahasim me nivelin e jetesës. Ndër zonat më të shtrenjta mbeten Liqeni, Blloku, Garda dhe Bulevardi.
Nga ana tjetër, Paskuqani po shihet si një mundësi më e përballueshme për blerësit, me çmime që variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror, falë aksesit të mirë dhe zhvillimit të infrastrukturës, si Unaza e Madhe.