“Covid-19 është vetëm maja e ajsbergut”, virologia kineze paralajmëron: Ka mundësi për një shpërthim tjetër
“Covid-19 është vetëm maja e ajsbergut”, virologia kineze paralajmëron: Ka mundësi për një shpërthim tjetër
26 maji 2020
Ekspertja virologe kineze Shi Zhengli në një intervistë për televizionin shtetëror kinez thotë se Covid -19 është vetëm maja e ajsbergut dhe duhet bashkëpunim ndërkombëtar për të luftuar kundër pandemisë.
Zhengli, e cila është edhe zv.drejtoresha e Institutit të Virologjisë në Vuhan thotë se studimet që kryhen për koronavirusin kërkojnë transparencë dhe bashkëpunim mes qeverive dhe komunitetit shkencor.
Ajo shprehet se është “shumë për të ardhur keq” kur shkenca politizohet.
“Nëse duam të parandalojmë që qeniet njerëzore të vuajnë nga një tjetër shpërthim sëmundjeje infektive, duhet të jemi një hap para sa i takon njohjes së viruseve të panjohura të bartura nga kafshët e egra në natyrë dhe të japim paralajmërime të hershme“, thotë ajo për CGTN.
“Nëse nuk i studiojmë ato, ka mundësi të ketë një shpërthim tjetër.”
Gazeta Panorama