COVID-19 i mori jetën artistit Arben Bajo, kolegu i tij tregon takimin e tyre të fundit disa ditë më parë: U afrua tek makina dhe më tha ‘mos ki frikë se s’na kap kjo e flamosura…’
COVID-19 i mori jetën artistit Arben Bajo, kolegu i tij tregon takimin e tyre të fundit disa ditë më parë: U afrua tek makina dhe më tha ‘mos ki frikë se s’na kap kjo e flamosura…’
9 GUSHT 2020
i
Pedagogu Roland Bejko ka kujtuar sot takimin e fundit me artistin Arben Bajo, i cili u nda nga jeta për shkak të COVID-19.
Postimi i plotë:
Iku dhe Arben Bajo
Beni luante me jetën kukafshehti, ja kështu si te kjo foto.
Për herë të fundit e kam takuar disa ditë më parë pranë Akademisë. Isha duke ecur me makinë. E pash në trotuar dhe i rashë borisë. Kthehu kokën, më pa, dhe u afrua te makina. Ula pak xhamin. “Ule mor tamam”,- më tha “mos ki frik se s’na kap ne kjo e flamosura…
Shkëmbyem romuze për politikë, edhe pse Benit nuk ia ndiente shumë për të. Folëm për punimet e tij dhe për Covid. Na ndahu tha, bëhu për një kafe, ti e di ku më gjen.
Si mund ta dija që në fakt, Covid në ato çaste po na ndante vërtet pas gati 40 vjet miqësi, që nga koha kur akoma fëmijë, mësonim pikturë në “Shtëpinë e pionierit”?
G. Sot