Covid-19 jeton 9 ditë jashtë trupit, por dezifektantët dhe temperaturat e larta mund ta vrasin
Covid-19 jeton 9 ditë jashtë trupit, por dezifektantët dhe temperaturat e larta mund ta vrasin
1 mars 2020
Koronavirusi Covid-19 mund të mbijetojë deri në 9 ditë jashtë trupit.
Një analizë e 22 studimeve të shkuara të viruseve të ngjashme me të, duke përfshirë këtu SARS-in dhe MERS-in, të pubilkuara online këtë muaj në “Journal of Hospital Infection”, konkluduan se koronavirusi njerëzor mund të rezistojë në sipërfaqe mjedisore deri në nëntë ditë në temperatura të ambientit, shkruan Daily Mail.
Sidoqoftë ai mund të eliminohet në temperatura të larta si dhe duke përdorur dezifektantë të zakonshëm, shkruajnë autorët e publikimit. Gjithsesi, nuk është e qartë akoma nëse koronavirusi i ri ragon në mënyrë të ngjashme.
“Në bakër dhe hekur gjer në dy orë mund të rezistojë“, shprehet Dr. Robert Redfield, drejtor i Qendrës së ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). “Ndërsa në sipërfaqe të tjera si plastike dhe karton, mund të jetojë më shumë”, shton ai.
Bazuar në çfarë dihet mbi koronaviruset e zakonshëm, ekspertët e sëmundjeve thonë se përhapja e virusit COVID-19 përhapet përmes kollitjes apo teshtimës si dhe kontaktit me jashtëqitjen e një individi të infektuar.
Gjer këtë të premte ka pasur 84,128 raste me koronavirus dhe 2,875 vdekje.
Qëndra e ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se mund të jetë e mundur për një person të infektohet nga koronavirusi i ri nëse ai prek një sipërfaqe apo objekt që ka virusin e më pas prek gojën, hundën apo sytë.
CDC shprehet se ka risk të ulët të përhapjes së produkteve apo paketimeve që transportohen përgjatë disa ditëve apo javëve në temperatura ambienti. Kjo agjenci po eksperimenton tashmë se sa ngjitës mund të jetë virusi kur depozitohet në sipërfaqe të zakonshme.
Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në ShBA (Food and Drug Administration) këtë javë u shpreh se nuk ka evidenca që Covid-19 është transmetuar nga produktet e importuara, por situata qëndron dinamike dhe agjencia shprehet se do të vlerësojë e përditësojë udhëzimet e saj.
“Mesazhi i rëndësishëm është se probabiliteti është i ulët që ky virusi të transmetohet përmes sipërfaqeve mjedisore. Shumica e këtyre viruseve nuk jetojnë për një kohë të gjatë në ambient të hapur”, shprehet Dr. Timothy Brewer, profesor i epidemologjisë dhe mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.
Brewer shpjegon se viruse të këtilla rezistojnë më së shumti në temperatura të ulta dhe ambiente me lagështi të ulët.
E kjo është arsyeja sipas tij se pse ne shohim shumë viruse të përhapen në dimër.
j.l./ dita