COVID-i zbuloi pikat e dobëta, kreu i OBSH paralajmëron pandeminë e radhës
COVID-i zbuloi pikat e dobëta, kreu i OBSH paralajmëron pandeminë e radhës
7 dhjetor 2020
Pandemia e COVID-19 ka treguar pikat e dobëta të shëndetësisë në gjithë botën.
E për këtë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se secili shtet duhet të fillojë të investojë dhe të përgatitet për pandeminë e ardhshme.
Ai e bëri paralajmërimin në një sesion të posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme të OBSH-së për koronavirusin.
Kreu i OBSH u bëri thirrje vendeve që të rimendojnë rrënjësisht se si i japin përparësi dhe e shohin shëndetin, nëse duan të shmangin një krizë tjetër të përmasave të ngjashme.
“Pandemia provoi që një krizë shëndetësore nuk është vetëm një krizë shëndetësore, por është një krizë sociale, ekonomike, politike dhe humanitare”,- tha ai.
Tashmë ka nisur puna për vaksinimin e popullatës, me Britaninë e Madhe që ka marrë ngarkesën e parë të vaksinës kundër COVID-19, teksa shumë shpejt pritet të mbërrijë edhe në vendin tonë.
Nga 27.al