Covid: – SHBA drejt 500 mijë viktimave, i kalon 27 milionë të infektuar, India e dyta në botë
Covid: – SHBA drejt 500 mijë viktimave, i kalon 27 milionë të infektuar, India e dyta në botë
8 SHKURT 2021
SHBA ka kaluar 27 milionë raste të koronavirusit, sipas shifrave nga Johns Hopkins. Shteti më i prekuri në botë ka regjistruar gjithashtu më shumë se 463,000 vdekje.
Instituti për Vlerësimin e Shëndetit dhe Metrikës, pjesë e departamentit të mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit, parashikon që numri i të vdekurve nga pandemia do të kalojë 500,000 deri në fillim të Marsit, edhe pse është marrë vendimi për mbajtjen universale të maskës.
Vendimi u mor pasi Presidenti Biden tha se do të ishte e vështirë për Shtetet e Bashkuara të arrijnë imunitetin e tufave, të paktën 75% të popullsisë të vaksinuar kundër koronavirusit, deri në fund të kësaj vere.
“Ideja që kjo mund të bëhet dhe ne mund të arrijmë në imunitetin e tufave shumë përpara fundit të vitit të ardhshëm – kjo verë, është – është shumë e vështirë,” tha Biden për CBS neës në një intervistë.
Shteti i dytë me më shumë raste me covid është India me 10,8 milionë të infektuar, ndërsa Brazili ka regjistruar 9,5 milionë raste. Britani e Madhe ka regjistruar nën katër milionë raste në total.
Sa i përket rasteve të fataliteteve, Brazili ka regjistruar 231, 534 viktima, ndërsa Meksika me 116,200 dhe Inida me 154, 996. Ndërsa Britania e Madhe ka shënuar 112,681të vdekur që nga nisja e pandemisë.
Gazeta Shqip