11 Nentor 2023

Pandemia e koronavirusit po jep efekte në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën botërore.

Referuar studimeve të fundit, mjekët artikulojnë për herë të parë se Covid-19 po shkakton  ndryshime gjenetike tek njeriu.

Mutacionet e ndryshme që ndodhin pas infektimeve nga koronavirusi po shoqërohen me shfaqje të sëmundjeve të tjera.

Kirurgu i spitalit të Traumës, Agron Dogjani pohon se me rritjen e sëmundshmërisë në popullatë  janë shtuar dhe ndërhyrjet kirurgjikale.

Krahas  traumave që mbajnë vendin e parë tek moshat e reja deri 45 vjeç, vitet e fundit janë rritur operacionet e sëmundjeve tumorale, atyre  kardiovaskulare dhe të mushkërive.

Gjatë konferencës kombëtare të kirurgjisë mjeku Dogjani theksoi nevojën e ndryshimit të protokolleve të trajtimit të kirurgjive që sipas tij, duhet të ecin paralelisht me teknologjinë dhe aparaturat.

Gazeta Dita