Ç’po ndodh, kush po fryhet me miliardat e borxhit?
Ç’po ndodh, kush po fryhet me miliardat e borxhit?
– 28/10/20
Kur qeveriste Berisha dhe borxhi publik rritej, po ndërkohë kishte shumë investime dhe kantiere të mëdha, Edi Rama asokohe në opozitë, e denonconte vazhdimisht këtë si alarmante, dhe e sillte në publik fabulën se ish-kryeministri po u linte borxhe edhe bebeve ende të palindura në Shqipëri.
Kur erdhi në pushtet, Rama tejkaloi çdo vijë të kuqe dhe çdo limit që FMN këshillon shpesh të mos preket.
Sipas specialistëve, borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të, është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.
Problemi më i madh është se ku kanë shkuar këto para.
A janë përkthyer ato në investime që sjellin zhvillim e punësim? A janë ato në projekte që sjellin paga më të mira?
Në fakt jo. Kryesisht paratë publike kanë shkuar në skemat e koncensioneve PPP, të cilat, kur e donte puna, në opozitë, Rama i mallkonte, edhe pse ishin vetëm disa, dhe ishin të një lloji tjetër. Ku investimin e bënte privati.
Mjeshtri Kapexhiu, e ka pasqyruar sot me satirën e tij në gazetën Mapo, se çpo ndodh me borxhin dhe ku përfundon ai.
Po rritet e rritet, bashkë me të edhe fodullëku dhe krenaria boshe e qeverisë.
Ndërkohë që pasojat do të jenë shumë të rënda në ekonomi dhe në jetën e shqiptarëve.
Gazeta Mapo