Ç’THOTE KOLONELI FRANCEZ ANDREA ORDION PER KISHAT E VOSKOPOJES. –

Ç’THOTE KOLONELI FRANCEZ ANDREA ORDION NE LETREN DERGUAR TE BIJES MONIKA , PER KISHAT E VOSKOPOJES , KUR E VIZITOI FSHATIN 2 VJET, PAS DJEGIES SE TRETE FATALE, ME 1916.

E dashura ime Monike !
18 janar 1918.
” Nuk e di nese do te gjej ndonje qenie te gjalle qe mund te me thote dicka ne kete nekropol te pamate, ne kete qyteze te shtrire e te shkaterruar ku shoh vec rrenoja. Megjithate duket se dy kisheza jane te paprekura, por qe te hysh ne ato dhe te kalosh naten duhet menduar mire per shkak te insekteve qe mund te kene gjetur strehe aty  Atehere ngrejme cadrat tona per te kaluar naten, duke menduar qe t’i vizitoj ato rrenoja te vjetra qe mbushin siperfaqen e tokes dhe qe me duken shume interesante.

Nuk ka mbetur as edhe nje banor ne kete vend te mjere, cka nxit kureshtjen time mbi gjurmet e atij qyteterimi te zhdukur. Ne zgjim nxitoj te shkoj drejt rrenojave te shumta te atij qyteti, qe dikur ne kohen e begatise se tij, ka patur 100.000 banore. Siper qytetit te vdekur dalloj nje manastir jo te shkaterruar, Shen Prodhromi, i cili duket ne gjendje te mire, pa arritur te kuptoj cka qene me pare. Pervec kishave nuk shoh asnje monument te denje qe mund ta permendesh. Nje perrua i bukur pershkon gjithe siperfaqen e qytetit, duke na treguar ujrat e kristalta me nje kthjelltesi qe te nxit ta shijosh menjehere e te ngopesh. Duke mos patur asnje tjeter per te studiuar, iu kushtova kishave qe me duket se ishin 23 te tilla , por ku vetem 2 ishin te paprekura dhe meritonin te ndaleshe per nje cast. Jane shume interesante dhe me nje seri ikonash, punime ne dru te gdhendura mjaft mire dhe piktura te panumurta. Keto vepra arti, te kercenuara nga nje shkaterrim i sigurt, duket sikur jane punuar nga italiane.

Pikturat plot shije paraqesin skena te thjeshta fetare te njohura .Duke u nisur nga altari kryesor mund t’i ndjekesh sipas rendit kalendarik, ashtu sic i tregon edhe kalendari yne: Circoncision ( Synetlleku ), Hiret , Pasioni, Pashket, etj . Cdo pikture mbart nje apo dy mbishkrime ne greqisht, por mjerisht askush nga ne nuk di greqishten. Po atehere ? …

Ne navarren tjeter ne shohim skenat e Ferrit qe tregojne mundimet sipas mekatit te bere … . Veprat prej druri te punuara mire dhe me kujdes te jashtezakonshem jane te mrekullueshme.Te gjitha jane ne dru dushku te vjeter dhe kane nje vlere te jashtezaknshme. Meqe s’mund t’i marrim informoj prapavijen qe t’i shpetojne dhe t’i vendosim ne nje muze . Ndoshta per nga origjnaliteti i tyre mund te klasifikohen me artin bizantin. As ikonat s’mund t’i merrnim. Megjithate, prane sakritise gjej nje ikone te madhe sa nje shami xhepi, gjysme te fshire , te cilen e marr. Do te jete per nenen tende qe ajo ta vendose ne sallonin e saj dhe do te jete e varur ne krah te tablose tjeter te rendomte qe eshte tashme. Ne toke shoh vepra te grisura, te gjitha te shkruara ne greqisht, por teper te shkaterruara …
Duket se ndodhemi ndoshta ne nje qytet universitar fetar dhe ne te njejten kohe, nisur nga vendodhja ne lartesine 1100 metra, eshte edhe nje stacion veror .

( Nga libri : Andrea Ordioni ; ” Nje oficer francez ne Ballkan ” f. 24 – 25 )