31 Janar 2025

“Miti” se SPAK-u po “tremb” politikanët dhe zyrtarët e lartë për të mos abuzuar me fondet publike, po zhbëhet çdo ditë edhe më shumë.

Kjo gjë konfirmohet edhe nga rasti i fundit i komedianit-kryebashkiak të Kolonjës, Erion Isai, i njohur ndryshe si “Çuçka”, për shkak të një roli që ka luajtur para disa vitesh kur ishte humorist i “Portokallisë”.

Isai është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur dhe për t’u marrë në pyetje, por kjo gjë nuk e ka ndaluar për skandalin e radhës.

Kryebashkiaku i Kolonjës, në listën e re të programit për strehimin social, ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.

Rasti është denoncuar nga avokati Esmerald Xhafa, i cili sipas tij, duke e faktuar dhe me dokumente, nj prej përfituesve të banesave është Enea Jorgji,  i cili mban postin si drejtor i Ujësjellsit, teksa dhe bashkëshorten e ka sekretare të Këshillit Bashkiak të Kolonjës.

Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës.

Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica është shpallur i pastrehë.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

“Ky është turpi i rradhës. Të gjithë punonjësit e Bashkisë Kolonjë duke nisur nga Zv.Kryetari paskan qenë të pastrehë. Nisur nga ky turp dhe qokë e rradhës do nis kallëzim të ri në SPAK, i treti për këta abuzues të paskurupullt me pushtetin. Do vijë një ditë që do ti villni të gjitha, sa për Ilustrim.

Enea Jorgji – drejtor i ujësjellsit.

Bashkëshortja e Eneas është sekretare këshillit bashkiak.

Petro Kristo është drejtor pyjore,bashkëshortja punonjëse në Bashki.

Leonard Konica Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Dhe gjithë të tjerët me rradhë”, shkruan Xhafa.

Sipas dokumenteve të mëposhtme, emrat tyre janë miratuar si pjesë e listës së personave që përfitojnë programe strehimi social nga kryebashkiaku Erion Isai.

Humori i Kryebashkiakut/ “Çuçka” i Kolonjës u jep

Isai aktualisht po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, për dy çështje të tjera që lidhen me abuzime me fondet e rrugëve dhe një ujësjellësi në këtë bashki.

Humori i Kryebashkiakut/ “Çuçka” i Kolonjës u jep

Nga OraNews