Çudi ‘diplomacie’ sipas Neritan Cekës: – Shoferi spiunon gruan e ambasadorit. –
Çudi ‘diplomacie’ sipas Neritan Cekës:
– Shoferi spiunon gruan e ambasadorit. –
Çështja “Cakaj” vijon të diskutohet në media pavarësisht se 28-vjeçari nga Kosova tashmë ka marrë kompetencat e ministrit të Jashtëm nga Rama.
Në emisionin “Tempora”, teksa ka komentuar çështjen “Cakaj”, ish-ambasadori Neritan Ceka thotë se diplomacia shqiptare ka probleme që kushtëzojnë ecurinë e punës.
Sipas Cekës në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret me detaje të tilla si ai, se ku shkojnë gratë e ambasadorëve.
“Ne nuk duam që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike. Tre çështje që unë i quaj shumë të rëndësishme të politikës së jashtme. E para nuk ka strategji për politikën e jashtme. Zakonisht fokusohet në 100 vite. Ne nuk e kemi. E dyta, mungon një klasë profesioniste. E treta, ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishin me mua dhe pyeta më thanë ende nuk ka kontakt. Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi”, tha Ceka.
29.01.2019. v.l/ Dita