Çukë (Aliko) Delvine – Veshje nga Cuka. –
Çukë (Aliko) Delvine – Veshje nga Cuka. –
Çukë është një fshat në Komunën Aliko në Rrethin e Sarandës të Shqipërisë.
Nga veriu fshati Çukë kufizohet me ish fshatin e Lëkurësit (sot topogërmadhë), nga jugu me liqenin e Butrintit, nga Iindja me Metoqin dhe Karalibeun dhe nga perëndimi më Detin Jon.
Familjet në fshatin Çukë:
Boçari (Duro Boçari, Kiço Boçari), Bodo (Sulo Bodo) nga Gjirokastra, Çami (Jani Andon Çami, nga Shulashi i Çamërisë), Çato (Ziso Çato nga Vromeroi), Demo (Sabri Islam Demo nga Margëlliçi i Çamërisë) ,Demo (Islam Ali Demo, nga Margëlliçi i Çamërisë), Gunella (ardhur nga Nivicë-Bubari), Gjinika (Avdul Qemal Gjinika, nga Margëlliçi i Çamërisë), Gjinika (Shahin Gjinika nga Margëlliçi-Çamëri), Gjinika (Vehap Gjinika, nga Margëlliçi-Çamëri), Koka (Sotir Koka nga Vromeroi), Naim (Andon Nani, nga Lëkurësi), Nani (Vangjel Nani, nga Lëkurësi), Rusi (Ramadan Rusi, nga Margëlliçi-Çamëri), Shkurti (Kiço Shkurti, nga Lëkurësi), Zaho (Lut Zaho, nga Margëlliçi-Çamëri), Barjami (Naim Dane Maili).
Fshati Çuka është ndërtuar në shekullin e XIX, pas luftës së Lëkurësit, luftë kjo që u zhvillua kundër pushtuesve grekë, e cila solli si pasojë djegjen e këtij fshati dhe shpërnguljen e popullsisë.Disa familje si ajo me mbiemrin Shkurti, Dajko, Nani etj., shkuan dhe u vendosën në kodren e Çukës, që atëhere njihej vetëm si një toponim dhe aty krijuan fshatin e ri, i cili mori emrin që mbante vendi: Çukë, ndërsa pjesa më e madhe shkoi në Çamërinë e mesme në bregun e lumit të Gliqisë, që vjen nga malet e Sulit dhe atje për të kujtuar emrin e fshatit të vendlindjes, ku u mbetën edhe varret e të parëve, ngritën një fshat të ri që ia dhanë emrin Lëkurës. Fshati i Çukës u shtua shumë me ardhjen e refugjatëve çamë të dëbuar me dhunë nga Çamëria e pushtuar (1944-1945) si dhe nga shumë familje të ardhura gjatë regjimit komunist të Shqiperisë nga minoritet greke të cilët mbajnë mbiemrat: Çami, Boçari, Suli, Gjati, etj.