Çun Lajçi i shkruan Edi Rames: – Edi, E kuptove pse nuk të duhej Ballkani i Hapur?
Çun Lajçi i shkruan Edi Rames: Edi. E kuptove pse nuk të duhej Ballkani i Hapur?
27 Shkurt 2022
Edi. E kuptove pse nuk të duhej Ballkani i Hapur?
E kuptove pse Vuçiç s’ka shkua kurrë n’WC pa aminin e Putinit!
Ti asht dasht (ma shumë se Albini) me njoftë Rusinë, se Xhaxhin e ke pasë ma afër!
Vuçiç nuk u distancua dje nga Putini! Si do ta vazhdosh tash Ballkanin e Hapur?
Shkrueje nji letër: Ballkania mori fund, i thuej, e shpëtoje artistllëkun Ed, se na shkoi ftyra n’lesh!
Dhe
S’po e fajsoj askend, veç po i ve n’letër ato që po i thoni publikisht, ju andej e këta kendej!
Dje deputetët tonë (edhe populli, se popullin e përfaqësojnë), hangrën diçka të butë, të gërditshme, të pëshurrët!
Me duket se edhe ti Ed e ke hangër n’Berlin, se je ankua dy-tri herë!
Unë, hera e dytë që e ha dhe nuk ankohem!
Hera e parë ishte në stadionin futbollistik Prishtina. Recitoja para mija luftëtarëve e qytetarëve. Prapa meje, ishte kreu politik e ushtarak. Njeni nga ta, i dha popullit, që po na shikonte, me hangër diçka të butë, të gërditshme, të pëshurrët. Mua jo, se artisti asht “flakë qiriri që digjet për të tjerët”!
Edhe deputetëve u tha: Ate që ua kam dhanë popullit n’stadion, ate merreni edhe ju!
Por çudi, kurkush s’u ankua!
Si duket kishte krypë taman, e mishi ishte i pjekun mirë!
Jemi popull pa ankesa ne!