Curri: Yuri Kim i bëri nder PD-së pa dashje
Curri: Yuri Kim i bëri nder PD-së pa dashje
23 Nëntor 2021
Me nxitjen për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, ambasadorja amerikane, Juri Kim, mund t’i ketë bërë mirë PD-së dhe vendit në tërësi. Në studion e lajmeve të MCN TV, analisti Arjan Curri tha se deklarata e Kim i ka hapur rrugën një cunami që do të ridimensionojë opozitën.
Po duket sikur padashje i ka bërë mirë PD dhe demokratizimit të vendit. Duke shkundur PD dhe duke i thënë hiqni Berishën ndryshe jeni duke ngrënë bar, ajo preku thembrën e Akilit. Ajo shkaktoi tërmetin që më pas sjell cunamin dhe ky i fundit do fshijë disa.
Idetë e Berishës janë të padëgjuara më parë. Koha nuk është e duhura. Por a janë të sakta platformat dhe idetë që po artikulon Berisha? Kjo është totalisht e saktë.
Ky cunami do të sjellë një gjë të mirë. Të paktën për mbijetesë dhe interes politik, këto ide që ka artikuluar Berisha. Zonja Juri Kim padashje po i bën shumë mirë PD dhe rrjedhimisht edhe jetës demokratike të vendit.
Sipas Currit, deputetët e PD-së nuk janë pozicionuar ende qartë, pasi po presin se në cilin kah do të shkojë fitorja.
Deputetë që nuk kanë dalë hapur me Berishën thonë jemi në pritje të shohim çfarë ndodh. Një kongres do të zhbëjë tjetrin. Verifikimin e firmave e kemi bërë edhe ne të tjerët. Ka qenë shumë i lehtë aksesi. Ka edhe një listë të delegatëve. Këta nuk jepnin as listën. Ka një frikë që pjesa zyrtare e partisë të ndryshojë listën e delegatëve. Prandaj nuk i nxjerrin. Kanë frikë se mos bëjnë gabim. Secili po shikon si do të shkojë fati i tij.
Nga: MCNTv