Një pikturë 500-vjeçare që besohet se është Krishti (Salvator-Mundi) nga Leonardo da Vinci është shitur sot për 450.3 milionë dollarë në një ankand në New York, në një rekord të ri botëror, njoftonin ankandet Christie.

“Salvator Mundi” ose ndryshe “Shpëtimtari i botës,” më shumë se dyfishoi rekordin e mëparshëm prej 179.4 milionë të vendosur nga shotja e pikturës së Pablo Picasso “Gratë e Alegjerit” në New York në 2015.

Vepra e humbur prej disa vitesh u rishfaq në 2005, dhe është pranuar nga ekspertët si një nga 20 pikturat e Da Vinci.

Të gjitha të tjerat janë në muzeume ose galeri institucionale.

Çmimi i saj ishte edhe më i pabesueshëm pasi fillimisht është shitur për vetëm 45 paundë britanikë  në 1958, kur besohej se ishte vetëm një kopje, para se të zhdukej nga tregu.

E datuar rreth viteve 1500, vera u shit vetëm pas 19 minuta luftë ofertash nga përfaqësues koleksionistësh anonimë.