Damastioni – Dëshmitë historike, arkeologjike dhe monedha te tij.
Damastioni, për disa, kryeqytet i Dardanisë, për disa të tjerë një qendër e prerjes së monedhave që në shek. IV-III para erës sonë, zgjoi, zgjon dhe do të zgjojë edhe më vonë interesimin e jo vetëm arkeologëve, historianëve, gjuhëtarëve, por edhe të gjithë atyre që kanë një ndjenjë të kultivuar për të kaluarën antike të trojeve të sotme.
Dëshminë e parë për ekzistencën e Damastionit na e jep Straboni në “Gjeografinë” e tij: “Pas Epidamnit dhe Apollonisë gjer në malet Keraune banojnë bylinët, taulantët, parthinët e bryget; aty afër janë edhe minierat e argjendit në Damastion, rreth të cilave dyestët vendosën sundimin e tyre, si dhe enkelenjtë, të cilët i quajnë edhe sesaretë” (IIAA, f. 159). Në pjesën e parme të monedhës është figura e Apollinit, hyjnisë pa dyshim më të adhuruar të botës antike, kurse në shpinë emërvendi i farkimit të tyre, DAMASTION.
Lidhur me lokacionin e Damastionit janë shkruar artikuj të ndryshëm. Sipas A. Stipçeviq, disa e kanë lokalizuar në Shqipërinë e Jugut (rrethi i Gjirokastrës), kurse disa, si R. L. Beaumont, në Shqipërinë e Veriut, në rajonin e Dukagjinit ose të Mirëditës. Po kështu me këtë problem u mor edhe Anton Mayer “Polozaj Damastija, Numizmatika, 2-4/1934-1936, f. 181-183.
Me lokacionin e Damastionit të përmendur nga Straboni janë marrë edhe arkeologët e tjerë sllavë, si Dubravka Ujes dhe Katarina Romiç në punimin me titull “Pozita e qytetit Damastion” (GSAD, fq. 77-98. ), të cilat pohojnë se qyteti minierë ndodhej afër kufirit të Peonisë. Sipas tyre, teoritë ekzistuese kanë propozuar 16 lokacione të ndryshme. Janë gjetur rreth 40 monedha të Damastionit, por në një shumicë shumë më të madhe në Kosovë, në zonat që kufizojnë me territorin nën kontroll të peonëve gjatë shek. IV p.e.s. Duke marrë parasysh dëshmitë në dispozicion, lokacioni i Damastionit në ose pranë burimeve të argjendit është shumë më i gjasshëm. Zonat e hulumtuara nga këto arkologe janë Mali
i Zi (duke përfshirë Bërskovën), Kosova (duke përfshirë këtu malet e Kopaonikut, Trepçën dhe Novo-Bërdon) dhe Maqedonia (zonën e Zletovës). Ndonëse nuk janë gjetur dëshmi të eksploatimit ekstensiv të argjendit në Kosovë në kohët pararomake, modelet e monedhave prej argjendti të gjetura në këtë rajon, i shtrëngojnë të përfundojnë se kandidat numër një i lokacionit të Damastionit duhet të jetë Kosova. Kurse, dëshmitë e një veprimtarie të tillë të braktisur të rafinimit në Shqipërinë e Veriut dhe në afërsi të Ohrit, që janë përdorur për ta gjetur lokacionin e Damastionit në këto zona, në bazë të dëshmive gjeologjike dhe gjeomorfologjike, janë me gjasë një refleks i materialit të vrazhdë të importuar dhe, prandaj i burimeve të pamjaftueshme në të cilat mund të mbështetej veprimtaria e prerjes së parave e Damastionit.
Problemit të Damastioni i kushtoi një vëmendje të veçantë edhe historiani ynë, Zef Mirëdita, i cili, midis të tjerash, thekson: “Në vitin 1961 në jugperëndim të Janjevës, në vendin e quajtur ‘Bijela Zemlja’, janë zbuluar mbeturina të një vendbanimi antik dhe, meqenëse e tërë kjo zonë është e njohur si vend xeheror, i cili është shfrytëzuar edhe para dominimit romak, rreth galerive të xeheroreve me siguri është ndërtuar vendbanimi për xehetarët. Pastaj, duhet theksuar se pikërisht në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Damastionit, kurse si Straboni, po ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit, të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna na bëjnë të mendojmë se Damastioni duhet ta lypim në afërsi të Kishnicës, respektivisht të Janjevës apo të Prishtinës. Veç kësaj, për një lokalizim të tillë flasin edhe mbeturinat arkeologjike te Kishnica, ku edhe sot edhe sot shihen mbeturinat e ndërtesave”.
Këtë mendim e kishte shprehur më parë, para gjetjes së monedhave, edhe Emil Çershkov. Zef Mirëdita, duke e përmbyllur vështrimin rreth Damastionit, shtron me të drejtë nevojën e ndriçimit të lokalizimit të kësaj qendre të rëndësishme jo vetëm në aspektin historik e arkeologjik, por edhe filologjik (SD, fq. 106-107).
Monedha ILIRE Damastion.
Illyrien. Damastion. Tetrobol. Ca. 330 – 320 v. Chr. Vs: Kopf des Apollon mit Lorbeerkranz links.Rs: Ethnikon in drei…
Illyrien. Damastion.Tetrobol. Ca. 350 – 340 v. Chr.Vs: Männlicher Kopf links….
———————
Monedha ILIRE Damastion.
Ilirët. Damaskus jon. Tetrobol. Afërsisht 330-320 v. Para krishtit. Shefi i apollos me laurel ka mbetur. Rs: ethnikon në tre…
Ilirët. Damaskus jon. Tetrobol. Afërsisht 350-340 v. Para krishtit. Koka e mashkullit majtas.
Gußbarren, majtas.