Damian Gjiknuri në SPAK: – Kjo është një nga abuzimet më të mëdha
10 Shkurt 2023
Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK ku ka dëshmuar për hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.
Gjiknuri ka qëndruar përreth 40 minuta në Prokurorinë e Posaçme, teksa foli për mediat pas daljes.
“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha rruga Tiranë-Elbasan që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori, kështu që nuk kam gjë për të shtuar”, tha Gjiknuri pasi doli nga SPAK.
Gazeta Sot