“Darkë nuk ha kurrë se s’ka”: – Rrëfimi prekës i 91-vjeçarit nga Mitrovica që jeton në varfëri i vetëm
21 Shtator 2024
Shaban Miftari është 91-vjeçar dhe jeton i vetëm. Në një rrëfim për “Mitropol”-in, Miftari ka treguar se jeton në një varfëri të skajshme.
Gjatë rrëfimit, Miftari ka treguar se tashmë i ka vdekur edhe gruaja, edhe vajza, edhe motra.
“E kam pasur një motër, edhe ajo më ka vdek para dy vite. E kam pasur një çikë, edhe ajo më ka vdekur, m’ka vdekur edhe gruaja. Jam fikall vetëm” – thotë Miftari, transmeton Nacionale.
Ky i moshuar është ankuar edhe për mungesën e parave, duke treguar se nuk konsumon asnjëherë darkë për shkak “se s’ka” para.
“Marr tamël kanihere, veresi, se s’kam pare…Darkë nuk ha kurrë, se s’ka. Mëngjesin e ha me çaj, drekën e ha me lëng, edhe ata jo shumë, por me masë se nuk e mbërrin” – thotë ai.
Nga Gazeta Kosova, 14 Shtator 2024