“Data 8 moment delikat për të dyja palët”. – Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat dhe zbulon kush e ‘fundosi’ Sali Berishën
“Data 8 moment delikat për të dyja palët”. – Blendi Fevziu nxjerr prapaskenat dhe zbulon kush e ‘fundosi’ Sali Berishën
11 JANAR 2022
Me 8 janar, zgjidhjen e dha Edi Rama, pasi ndërhyrja e policisë, mbrojti selinë por edhe largoi protestuesit.
“Jemi në një situatë absurde kur zgjidhjen përfundimtaren e dha Rama
Gazetari Blendi Fevziu e cilëson një moment delikat si për Berishën dhe Bashën, protestën në selinë blu.
Fevziu u shpreh se futja e policisë brenda selisë, ku dhe bëri shpërndarjen e protestuesve me ujë dhe gazlotsjellës ishte katastrofike, për imazhin e demokracisë në vend.
“Data 8 ishte momenti i parë i një problematike në ecjen përpara që kanë bërë kontestuesit e Bashës, por në një moment pak delikat për të dyja palët. E para, kontestuesit e Bashës u nisën për të marrë selinë për të ushtruar funksionet e tyre zyrtarisht. Këtë objektiv e humbën, nuk hynë dot në seli. Humbja e objektivit të kontestuesve të Bashës, ishte një problem për Bashën, i cili u detyrua ta mbronte selinë me forcat policore dhe me gazin lotsjellës të cilin e kanë atemuar një periudhë të gjatë kohe në vitet 2019. Sot Rama u shpërlah krejtësisht sepse tregoi se kjo është një metodë që përdoret kudo edhe brenda PD.
Futja e policisë brenda selisë së PD, është katastrofike për imazhin e demokracisë në vend. Ata policisë duhet të ishin atje nëse opozita do të kishte dalë për të protestuar, por jo për të ndalë një sherr mes opozitës. Është katastrofike.”, tha Fevziu.
Ndër të tjera Fevziu theksoi se më datë 8 janar, zgjidhjen e dha Edi Rama, pasi ndërhyrja e policisë, mbrojti selinë por edhe largoi protestuesit.
“Jemi në një situatë absurde kur zgjidhjen përfundimtaren e dha Rama. Basha kërkoi policinë për të mbrojtur selinë, Berisha u mund nga policia që solli aty Edi Rama.”, u shpreh ai.
Gazeta Sot