Debat i ashpër në OPEN, “Ke dalë në pension që 30-vjeçe,” qetësohu’, Rudina Hajdari sherr me Kreshnik Spahiun
Debat i ashpër në OPEN, “Ke dalë në pension që 30-vjeçe,” qetësohu’, Rudina Hajdari sherr me Kreshnik Spahiun
18 SHTATOR 2020
Deputetja Rudina Hajdari është përfshirë në një debat të ashpër me Kreshnik Spahiun në emisionin OPEN në Top Channel.
Teksa po diskutohej për mundësinë që ka Edi Rama për të marrë një mandat të tretë, Hajdari dhe Spahiu ngriten zërin dhe hodhen akuza ndaj njëri-tjetrit.
Rudina Hajdari akuzoi Spahiun se po i bën reklamë Ramës, ndërsa ky i fundit i kujtoi deputetes votën e 5 prillit që sipas tij, i jep mundësi Bashës, Ramës të rrinë në pushtet edhe për 30 vite.
Pjesë nga debati:
Rudina Hajdari: Si mund ta pranojmë në këtë. Kemi dy orë që flasim këtu për Edi Ramën duke i bërë reklamë. Nuk mund ta pranojmë që Rama del forcë e parë në zgjedhje.
Kreshnik Spahiu: Ndryshimet Kushtetuese i japin mundësi të dalë forcë e parë.
Rudina Hajdari: Nuk mund ta pranoj këtë. Je duke i bërë reklamë Edi Ramës. Nuk mund ta pranojmë këtë.
Kreshnik Spahiu: Lëri përrallat. Ti ke dalë në pension që 30-vjeçe. Me firmën që vendose më 5 prill i dhe mundësi Bashës, Ramës të rrinë në pushtet edhe për 30 vite.
Rudina Hajdari: Nuk qetësohem unë. Kemi 20 vite që flasim për të njëjtit persona. Në qoftë se problemi jam unë, unë largohem që tani. Por nuk jam problemi unë.
Kreshnik Spahiu: Qetësohu. Nën siglen e kujt do kandidosh ti që t’i thyesh këto që janë sot.
- Shqip