Debati për Butrintin, Lubonja: – Të ruhet siç është, ka nevojë vetëm për mirëmbajtje
Debati për Butrintin, Lubonja: – Të ruhet siç është, ka nevojë vetëm për mirëmbajtje
28 Prill 2022
… “po tentojnë ta rrëmbejnë për të vjedhur disa para më shumë”.
Debati për Parkun Kombëtar të Butrintit ishte në qendër te vëmendjes mbrëmjen e sotme në rubrikën “Opinion” në News24.
I ftuar në studio, analisti Fatos Lubonja e ka konsideruar një krim ndërhyrjen aty për të ndërtuar restorante e hotele. Sipas tij janë disa grabitqarë që po tentojnë ta rrëmbejnë për të vjedhur disa para më shumë.
Nga sa kam lexuar, dëgjoj që aty do të behet një hotel, restorante. Për mua në jetën time unë kam vizituar shumë nga këto sitet dhe është një krim që ti të futesh aty me restorante dhe hotele në zona të tilla. Nuk e di nga i kanë parë këto modele.
Unë kam shkruar për Butrintin. Ai ka nevojë për mirëmbajtje, por jo për ndërtime. Duhet ruajtur siç është. Pashë që do harxhoheshin miliona euro për trajnime dhe s’kanë transparencë. Të gjitha janë për të vjedhur ndonjë lek dhe jo për t’i shërbyer popullit, që edhe do të ngushtohet. Është e njëjta filozofi që po përdoret për të gjithë pasurinë tonë.
Ty të mjafton Vlora me gjithë ato ndërtime e hoteleri, njerëzit, bregdetin, shkojnë me makina. Hoteleria është shumë larg kurse këta u kanë dhënë mundësinë të ndërtojnë buzë detit. Kjo ka rëndësi për disa grabitqarë që duan ta rrëmbejnë pas asnjë vizion, për ca përfitime më shumë. Aty mund të kishte nevojë vetëm për parkim makinash”- tha Lubonja.
BalkanWeb