DEBATI:  “Ti ke inat me Bashën se të mundi në garë!”- Salianji replikon me Shehajn, reagon Topalli: Do t’i tregojë Luli dhe Bardhi PD-në Berishës! Nuk ruhet karrigia me…

11 Nentor  2021

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Ervin Salianji debatoi me deputetin Agron Shehaj, dhe ish-kryetaren e Partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli lidhur me nismën e Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor.

Duke folur në emisionin “Opinion” Ervin Salianji e konsideroi mbledhjen e 11 dhjetorit një miting që është thirrur nga një trup anonime dhe e paverifikuar. Ndërsa iu drejtua ish-kandidatit për kryetar të PD-së Agron Shehaj, i tha këtij të fundit se ka inate personale me Bashën ngaqë e mundi në garën e 13 qershorit.

Ndërkaq Jozefina Topalli iu kundërpërgjigj Salianjit duke i thënë se nuk ruhet karrigia me procedurë. Topalli rrëfeu se një qytetar i kishte thënë se pas 10 vitesh nuk e kishte imagjinuar që Basha dhe Topalli t’i tregonin PD-në Sali Berishës.

DEBATI

Salianji: Ore kush e njofton delegatin? Thirrja u njoftohet degëve me shkrim, botohet në gazetën e partisë. Njoftimi zyrtar bëhet nga Kryesia dhe Sekretariati i partisë. Ka precedentë, neni 5.

Shehaj: Janë detaje që nuk kanë rëndësi.

Salianji: Procedura është thelbi i demokracisë.

Shehaj: Anëtarët kanë të drejtën të mbledhin Kuvendin pa bashkëpunimin e PD. Është forumi më i rëndësishëm. Thirrja bëhet në rrjetet sociale.

Salianji: Po ja po them unë kam 5200 firma, të thërrasim Kuvendin. Kush do ta verifikojë?!

Shehaj: Unë nuk kam firmosur për mbledhjen e Kuvendit.

Salianji: Po ç’rëndësi ka kjo?! Këtu ka institucione. O Agron, ti ke një inat me atë tjetrin se të mundi në garë. Një tjetër ka qenë në parti tjetër përballë demokratëve.

Topalli: Përpjekja për ta fokusuar te procedura është aq djallëzore, dhe për ta nxjerrë me probleme është e pandershme. Kjo është të fyesh inteligjencën e gjithë secilit.

Salianji: Që të fyesh inteligjencën është që një kryetar i një partie, që ka një inat patologjik ndaj Lulzim Bashës, nga ana tjetër del shefi i Shtabit të Ronaldo Rakipit, nga ana tjetër Suel Çela. Nuk është procedurë por përmbajtësore.

Topalli: Nuk ruhet karrigia me procedurë. Ka mbyllur dy procese gjyqësor me procedurë. Do të them çfarë më tha një qytetar, imagjino tha sikur në 2010-ën të binim në koma ne edhe të zgjohemi pas 10 vitesh edhe të dëgjojmë Gazin, Lulin që ti tregojnë PD-në Berishës. Mos u tallni deri në këtë shkallë!

Gazeta Panorama