Dëbora mbulon zonat malore, ja si paraqitet situata me rrugët
9 Mars 2024
Ftohja e motit dhe reshjet që kanë nisur në zonat e larta kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në rrugët në lartësinë mbi 1300 metra.
Reshjet e dëborës kanë zbardhur sërish malet në të gjithë vendin ndërsa më intensive kanë qenë në malësitë e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.
Për të mbajtur hapur rrugët Hani i Hotit Tamarë.
Tamarë Vermosh dhe Bogë-Theth po punojnë dëborë pastrueset ndërsa po hidhet edhe kripë në rrugë. Bllokime nuk ka por automjetet duhet të lëvizin me goma dimri ose me zinxhirë.