
Dëborë në pranverë/ Pamje mbreslënëse nga Thethi, trashësia e borës arrin deri në 10 centimetra

Ndonëse kemi hyrë zyrtarisht në pranverë, moti në vendin tonë na kujton ditët e dimrit. Sot (7 mars) Thethi është veshur nën petkun e bardhë të dëborës. Siç duet edhe nga pamjet i gjithë aksi Shkodër-Theth është mbuluar nga bora.
Burime bëjnë me dije se bora në rrugën e Thethi ka arritur deri në 10 cm. Drejtuesi i automjetit tregon për News 24 se nuk po pastrohet aksi rrugor dhe se për automjetet nevojiten vendosja e zinxhirëve në goma, sepse ndryshe mund të bllokohen në këtë aks rrugor.