Degradon situata në Partinë Demokratike. – Ervin Salianji goditet brenda godinës së PD, zbardhen detajet çfarë ndodhi në mbledhje

12 MARS 2022

Situata brenda Partisë Demokratike mbetet e tensionuar dhe në një krizë të thellë, por duket që ka plasur edhe konfrontimi fizik.

Deputeti demokrat Ervin Salianji është goditur brenda godinës së Partisë Demokratike. Burime të Albeu.com bëjnë me dije se Salinji është goditur fillimisht nga një prej personave të angazhuar me sigurinë në godinë si edhe një grua që më parë është konfliktuar më mbështetës të Berishës.

Gjithçka ka ndodhur teksa Grupi Parlamentar i PD-së vijon mbledhjen dhe një pjesë e deputetëve po i kërkojnë Lulzim Bashës të dorëhiqet nga drejtimi i PD-së.

Gazeta Sot